Messi flet për gjendjen e tij pas lëndimit në finale të Copa Americas

by Nexhat

Lionel Messi ka folur për herë të parë për gjendjen e tij fizike pas lëndimit që e pësoi në finale të Copa Americas ndaj Kolumbisë.

Ylli argjentinas u detyrua ta linte fushën e blertë në pjesën e dytë pas lëndimit në nyjën e këmbës, me ç’rast u pa me lotët në sy pasi u ul në bankën e rezervistëve,

banner

Ndërkohë, këmba e tij u ënjt dhe të gjithë e shprehën shqetësimin dhe kureshtjen se sa mund të mungojë tetë herë fituesi i Topit të Artë.

E tash, futbollisti i Inter Miamit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku përpos që e shfaqi gëzimin për triumfin në Copa America, foli edhe për gjendjen e tij fizike.

“Jam mirë, falë Zotit dhe shpresoj të rikthehem shpejt në fushë për ta shijuar atë që e dua më së shumti në botë”, shkroi ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit.

Inter Miami ndërkohë e bëri një postim në faqen e tij zyrtare duke treguar se pas vlerësimit mjekësor u zbulua se Leo Messi vuan nga një tërheqje e ligamentit të nyjës së këmbës së djathtë, pa pasur mundësi ta specifikojë periudhën se kur mund të kthehet përfaqësuesi argjentinas në fushën e blertë.

leomessi/Se terminó la Copa América y lo primero que quiero es agradecer a todos por los mensajes y saludos. Estoy bien, gracias a Dios, y ojalá pueda estar pronto en la cancha de nuevo disfrutando de lo que más me gusta hacer. Estoy felíz, mucho, sobre todo porque logramos el objetivo que teníamos y Fide nos deja pero con otra Copa más. Los más grandes, como él, Ota o yo, lo vivimos con especial emoción, con otros compañeros que ya llevan varios torneos y suman su experiencia también, y con una camada de jóvenes que lo dan todo en cada pelota. Somos un equipo y también una familia, un grupo espectacular.
Gracias a todos los que nos estuvieron apoyando, esta Selección tiene mucho presente y mucho futuro también. ¡Vamos Argentina carajoooo! 🇦🇷🙌🏆🏆

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy