Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

by Nexhat

Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi, është kriminel që ka ikur nga burgu.

Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike

banner

“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai në RTV Dukagjini

Rexhaj tha se institucionet e Kosovës i kanë lajmëruar disa shtete fqinje për ikjen e Faton Hajrizit dhe rrezikut potencial nga ai.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Më herët gjatë ditës, Artan Hajrizi deklaroi për mediat se gjendet në Gjermani dhe se i vëllai, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën e tij.

Më vonë, Daçiq tha se këto pretendime të Artan Hajrizit, janë të rreme, sepse sipas Daçiqit, nëse i vëllai ka shkuar në Gjermani, “pse është kthyer në Preshevë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy