Drita ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë të Ligës së Konferencës- islandezët e Breidablik do të përballen me gjilanasit

by Nexhat

Drita e Gjilanit, si ekipi i tretë në futbollin Kosovar për edicionin që lamë pas, do t’i fillojë garat evropiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.

Pas raundit të parë, Drita ka mësuar kundërshtarin, pasi do të përballet me islandezët e Breidablik, që arritën të ishin më të mirë se sa Tikveshi i Maqedonisë së Veriut, të cilët i mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-4

banner

Drita do të luajë ndeshjen e parë si mysafir më 25 korrik, ndërsa më 1 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese.

Por kush është Breidablik dhe cilat janë sukseset e tyre, vlera dhe yjet e skuadrës.

Klubi është themeluar në vitin 1950 dhe që atëherë kanë arritur të fitojë titullin vetëm dy herë në histori të klubit, ndërsa numron edhe një Kupë të Islandës, dy Kupa të Ligës dhe një Superkupë të Islandës.

Suksesi më i madh i klubit është pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës në sezonin e shkuar, duke u bërë klubi i parë islandez që merr pjesë në këtë nivel garash. në një grup me Gent, Maccabi Tel Aviv dhe Zorya përfunduan të fundit me të gjitha humbje.

Vlera e skuadrës sipas Transfermakt prek vlerën e 3 milionë eurove, plotë 2 milionë euro më pak se sa Drita.

Lojtari kryesor i ekipit është Isak Snaer Thorvaldsson, një sulmues qëndron që ka vlerën 600 mijë euro..

Pas tij vijnë emra si Aron Bjarnason që luan si sulmuesi i krahut me vlerë 350 mijë euro, ndërsa pas tij është kapiteni Höskuldur Gunnlaugsson që luan mbrojtës krahu.

Trajner i ekipit është Halldor Arnason.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy