Paris Saint-Germain thuhet se ka caktuar çmimin e largimit për mesfushorin uruguaian, Manuel Ugarte, i cili është objektiv i Manchester Unitedit.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, PSG-ja është e përgatitur të lërë Ugarten të largohet për te United këtë verë
Kjo për shkak se ata po kërkojnë të pastrojnë hapësirën në skuadrën e tyre dhe gjithashtu të marrin një nxitje financiare të nevojshme për të nënshkruar me mesfushorin e Benficas, Joao Neves
Mesfushori portugez ka qenë gjithashtu i lidhur shumë me një kalim te Djajtë e Kuq. Por, klauzola e tij e madhe e lirimit prej 120 milionë euro ka bërë që United të shikojë opsione të tjera.
Neves tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG. Klubi francez tani po përpiqet të negociojë për tarifën me Benficën
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq janë në bisedime aktive me skuadrën e Ligue 1 për të arritur një marrëveshje për nënshkrimin e Ugarte
Sipas gazetës L’Equipe, PSG thuhet se po kërkon 70 milionë euro për të realizuar marrëveshjen, diçka që United nuk është i gatshëm ta paguajë.
Ugarte bëri 37 paraqitje për klubin francez sezonin e kaluar, duke dhënë tre asistime në të gjitha garat
L’ÉQUIPE/Un an seulement après son arrivée au PSG, Manuel Ugarte est en passe de quitter le club. L’Uruguayen s’est mis d’accord avec Manchester United. https://ow.ly/WFop50SFM2P