Milani befasoi Atletico Madridin duke paguar klauzolën e Moratas

by Nexhat

Atletico Madrid thuhet se u befasua kur pa Milanin të paguante një klauzolë prej 13 milionë euro për të nënshkruar me Alvaro Morata, pasi kuqezinjtë nuk i kishin informuar fare Los Colchoneros.

Milani sapo ka njoftuar blerjen e Alvaro Moratas nga Atletico Madrid

banner

Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me një opsion për një sezon të mëtejshëm dhe do të mbajë numrin 7 në San Siro këtë sezon.

Rossonerët paguan klauzolën prej 13 milionë eurosh të sulmuesit për ta rikthyer atë në Serie A pas një periudhe katërvjeçare në Juventus, por sipas gazetës Marca, lëvizja e kuqezinjve befasoi Atletico Madridin, i cili priste të informohej drejtpërdrejt nga skuadra italiane.

Përkundrazi, sipas raportit, i vetmi komunikim ka ardhur nga Morata, i cili u ka thënë lamtumirën drejtuesve të klubit dhe bashkëlojtarëve të Atleticos të martën, ditën e testeve mjekësore me Milanin.

Sulmuesi 31-vjeçar tani është në pushime dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në gusht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy