Eriksson: Klopp ose Guardiola duhet të jenë tek Anglia

by Nexhat

Federata e Futbollit e Anglisë duhet të përpiqet të bindë Pep Guardiolën ose Juergen Kloppin për ta zëvendësuar Gareth Southgaten në postin e selektorit tek Anglia, ka thënë ish-përzgjedhësi i “Tre Luanëve”, Sven-Goran Eriksson.

Suedezi Eriksson të premten në një intervistë për “The Telegraph” është shprehur se Guardiola dhe Klopp do të ishin përzgjedhës të duhur për Anglinë, pasi dy trajnerët e njohin mirë futbollin anglez.

banner

“Nëse është anglez apo i huaj, nuk mendoj se do të thotë shumë. Thjesht duhet të gjesh një menaxher të nivelit të lartë, ose një të ri me një të ardhme të mirë. Nëse doni të synoni lart, dy pretendentët e qartë janë Juergen Klopp e Pep Guardiola. Ata e njohin futbollin anglez, lojtarët dhe kulturën. Nëse do të ishte edhe sugjerimi më i vogël se ata janë të interesuar për këtë punë, Anglia duhet të shkojë pas tyre. Po flasim për dy nga trajnerët më të mirë në botë. Klopp po pushon dhe nuk jam i sigurt nëse largimi nga Manchester City është në mendjen e Pepit. Por ju duhet të synoni lart dhe emërimi i njërit prej këtyre të dyve do të ishte i duhur për Anglinë”, ka theksuar 76-vjeçari

Ish-trajneri i njohur suedez ka udhëhequr skuadra të ndryshme evropiane si Roma, Lazio, Benfica, Leicester City dhe Manchester City.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy