Të paktën 50 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dheut në jug të Etiopisë. Autoriteti lokal njoftoi se kërkimi për të mbijetuarit po “vazhdonte fuqishëm”, por shtoi se “numri i të vdekurve mund të rritet”.
Katastrofa erdhi pas reshjeve të dendura të shiut në një zonë të thellë malore të zonës së Gofës.
Meskir Mitku, administratori i përgjithshëm i zonës së Gofës, tha se mes viktimave ishin gra, fëmijë dhe oficerë policie.
Gofa është pjesë e shtetit rajonal të Etiopisë Jugore dhe ndodhet rreth 320 km (199 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Addis Ababa. Etiopia e Jugut është ndër zonat e vendit që janë goditur nga shira veçanërisht të dendur dhe përmbytje në muajt e fundit.
Shumë faktorë kanë kontribuuar në përmbytjet, por një mot shumë i ngrohtë i shkaktuar nga ndryshimet klimatike ka bërë të mundur reshjet ekstreme.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë globin nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.