Polonia e shqetësuar me situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për ulje të tensioneve

by informim

Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

MPJ e Polonisë ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për përmbajtje.

banner

“Qëllimi i pranisë së forcave ndërkombëtare në Kosovë është të garantojnë sigurinë e të gjithë banorëve të rajonit. Shprehim solidaritetin tonë me ushtarët e plagosur të KFOR-it gjatë detyrës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës. Ne u bëjmë të ndalohet dhuna, të shtensionohet situata, dhe të kthehen në dialog nën patronazhin e BE-së. Po ashtu të zbatohet marrëveshja për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në reagim të MPJ-së së Polonisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy