34
Ish-drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Agron Demi ka përsëritur kërkesën e tij që RTK-ja të mbyllet tërësisht.
“Kurrë nuk është vonë me mbyllë RTK. Për një thirrje të këtillë ish menaxhmenti më pat paditë. Tash, sërish po baj thirrje me mbyllë RTK. Ky medium nuk bahet kështu. Ose e largojmë nga financimi direkt dhe nga influenca e pushteteve, ose e mbyllim. Në këtë hallakamë (dez)informacioni, mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion” shkruan Demi në Facebook.