Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Shala tha se Haxhiu duhet të merret me punët e rëndësishme që i ka brenda kompetencave të saj e jo të sillet “si militante”.
“Haxhiu më shumë po deklarohet si militante e VV-së se si ministre e Drejtësisë, po do me përfundu mandatin e s’po do me kuptu që është ministre jo militante. Ajo shumë më mirë është me u marrë me tri pozitat, burgjet apo SHKK me u marrë me këto probleme, që dy apo tri here u djeg IML, dhe për ligjet me i hartu cilësore, ato po ia kthen Kushtetuesja. Më mirë të merret me kompetencat e veta se me deklarata politike”, u shpreh ai.
Sipas Shalës, Haxhiu nuk po i kryen në mënyrë të duhur detyrat që i përkasin. Ai i përmendi ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës, e që sipas tij, janë përgjegjësi e Ministrisë që Haxhiu e drejton
“Albulena nuk e ka kryer detyrën e ministres, kemi skandale në burgjet e Kosovës. Nëse në burgje ikin njerëz dhe dalin thonë kemi qenë të maltretim, nëse në burgje hyn droga, nëse ka maltretime mes të burgosurve dhe gardianët nuk reagojnë”, tha ai në RTV Dukagjini.