“Vecernje Novosti” dezinformon për regjistrimin e popullsisë në Kosovë

by Nexhat

Portali “Večernje Novosti” së fundi ka publikuar një artikull me titull “Duan të gjobiten familjet serbe me 8000 euro! Prishtina planifikon të sanksionojë të gjithë qytetarët që bojkotuan regjistrimin e fundit në Kosovë”.

Ky artikull përmban një sërë dezinformimesh dhe pretendimesh të pasakta në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të regjistrimit, duke futur pyetjet për “viktimat” dhe “dëmtimet e luftës” në pyetësor me qëllim që, siç shprehen ata, “t’u sigurojë autoriteteve të Kosovës materiale për një padi” kundër Beogradit, me të cilën “kërcënon vazhdimisht”.

banner

Më poshtë do të analizojmë dezinformatat e këtij portali.

“Večernje Novosti” shkruan:

“Institucionet e Prishtinës keqpërdorën regjistrimin dhe përfshinin pyetje për “viktimat” dhe “dëmtimet e luftës” në pyetësor për të siguruar materiale për një padi kundër Beogradit, me të cilën ata vazhdimisht po kërcënojnë. Të dhënat janë kërkuar deri në qershor 1999 dhe duke do të thotë se vuajtjet serbe janë injoruar qëllimisht, pasi të gjitha vrasjet e serbëve, kidnapimet dhe grabitjet e pronës kanë ndodhur pas asaj periudhe, pra pas ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Nga ana tjetër, seria e arrestimeve, gjykime të inskenuara, ndalimi i mallrave serbe, dëbimi i dinarëve, ngacmimet – e gjithë kjo ishte e llogaritur për të bërë sa më pak njerëz të plotësonin pyetësorët. Sepse plani është që të tregohet se nuk ka mjaft serb, sidomos në veri të Kosovës, për të formuar një Bashkësi të Komunave Serbe, të cilën Prishtina e ka shmangur me vite. Po ashtu, ekziston rreziku real që kontabilistët e Kurtit t’i penalizojnë komunitetet me shumicë serbe, gjegjësisht që këto komuna të marrin më pak para nga buxheti, sepse llogaritjet bëhën kryesisht në bazë të numrit të popullsisë.

Sa shumë i kushtoi rëndësi Prishtina për regjistrimin e serbëve u vërtetua nga pyetësorët e mbushur me pyetje të kota, gabime faktike dhe tipografike. E ashtuquajtura Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u siguruar që njerëzit tanë të paktën t’i kuptonin pyetjet, por qëllimi ishte thjesht zbatimi i ligjit zyrtarisht – se anketa gjoja ishte edhe në gjuhën serbe’.

Analiza:

Sipas të dhënave zyrtare, regjistrimi i vitit 2024 në Kosovë përfshin pyetje për dëmet e shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998-1999, dhe këto pyetje janë paraqitur si pjesë e një regjistrimi më të gjerë që po kryhet me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Eurostat, OKB dhe Banka Botërore.

Regjistrimi gjithashtu përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bën thirrje për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, përfshirë serbët.

Nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet e bëra nga Večernje novosti për arrestime apo gjykime sistematike për pengim të regjistrimit, kështu që edhe një herë ky portal ka tentuar të mashtrojë opinionin.

Zyrtarët e Agjencisë Statistikore të Kosovës kanë ofruar trajnime për regjistruesit dhe mbikëqyrësit serbë të regjistrimit për të siguruar përfshirjen e komunitetit serb në regjistrim.

Nga ana tjetër, në mënyrë që Beogradi të ndërhyjë në procesin e regjistrimit dhe të mos shihet numri i saktë i komunitetit serb që voton pa pengesa në zgjedhjet në Serbi dhe i sjell fitoren Vuçiqit dhe partisë së tij, partisë kryesore politike serbe “Srpska Lista” bëri thirrje për bojkotimin e regjistrimit, gjë që pati ndikimin më të madh në përgjigjen e serbëve në veri të Kosovës

As pretendimet se pyetjet në anketë ishin të paqarta për komunitetin serb nuk janë të vërteta, pasi çdo kryerës i regjistrimit do të shpjegonte një pyetje në rast nevoje.

Arrestimet që po ndodhin në Kosovë, të cilat i përmend në artikullin e portalit të lartpërmendur, kanë të bëjnë më së shumti me akuza për spiunazh dhe aktivitete të tjera kriminale, dhe jo si pjesë e një fushate frikësimi ndaj popullatës serbe.

Kosova ka marrë masa duke përfshirë ndalimin e mallrave serbe si pjesë e masave më të gjera politike dhe ekonomike në përgjigje të veprimeve të Serbisë kundër Kosovës.

Pyetjet për viktimat dhe dëmet e luftës janë përfshirë në regjistrim jo për të diskriminuar serbët, por për të dokumentuar dëmet e luftës.

Portali Večernje novosti është i njohur për shkrimin e artikujve nacionalistë me përmbajtje të njëanshme dhe pretendimet e tij shpesh janë demantuar./The Geopost

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy