Klubi anglez, Manchester United mbetet në kontakt dhe në bisedime me Paris Saint-Germain për mesfushorin Manuel Ugarte.
Mesfushori i Uruguait dëshiron një lëvizje në Old Trafford, por United dhe PSG janë disi të ndryshëm në vlerësimin e tyre për lojtarin
Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk dorëzohen lehtë dhe do të tentojnë deri në fund transferimin e Ugartes në Old Trafford.
Është gazetari i njohur i Sky Deutschland, Florian Plettenberg, i cili ka zbuluar situatën mes klubeve për Ugarten.
“Manchester United tashmë ka bërë disa oferta verbale për Manuel Ugarte… por kanë qenë shumë të ulëta!”, ka shkruar fillimisht Plettenberg.
“PSG po kërkon ende të paktën 70 milionë euro për Ugarten që dëshiron të bashkohet me Man Utd. Negociatat janë në vazhdim”, përfundoi gjermani