Sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, Azemi: Manifestimi më brutal i kontrollit të RTK’së nga ana pushtetit

by Nexhat

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se sulmi ndaj mediave me artikullin e “Slobodna Bosna”, është “manifestimi më brutal i kontrollit të RTK’së nga pushteti, raporton Express.

Azemi ka thënë se ky sulm ishte i orkestruar, e dokumentuan zyrtarë, deputetët e ministrat e VV’së, që i dhanë jehonë këtij shkrimi.

Sipas tij, “kapakun” ia vuri Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje tha se e njoftoi Prokurorinë për shkrimin, e gazetën boshnjake e quajti “kredibile”.

“Derisa kanë kaluar dy ditë nga ky super-skandal i transmetuesit publik që paguhet nga taksat tona, askush nuk dha përgjegjësi që publikut iu servua një shpifje në edicionin qëndror të lajmeve. Në anën tjetër, zyrtarët e pushtetit paralelisht udhëheqin të njëjtën propagandë.

Këtë tentim që RTK-në me shndërru në organ partiak të partisë në pushtet, nuk guxojmë ta lejojmë. Pushtetet që duan kontroll të fjalës së lirë e lirisë së mediave, i takojnë një mendësie të rrezikshme, me rrënjë në një pjesë të palavdishme të historisë njerëzore”, ka thënë Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy