Vitamina e humorit, cilat janë ushqimet e pasura me të?

by Merita

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni.

Studimet e fundit shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut. Ajo ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit. Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar.

Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depresive tek njeriu, por edhe rrit dëshirën për sheqer. Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru. Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia. Për pasojë, ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit.

Vitamina e humorit, cilat janë ushqimet e pasura me të?

Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet.

Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit.

Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak.

Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër.

Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj./aw/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy