Struga fiton ndaj Pyunik Yerevan në ndeshjen e parë në Konferencë Ligë

by engel

Struga mundi 2-1 Pyunik Yerevan në SRC Biljanini Izvori (Ohrid), në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e tetë, me Ibraimin që shndërroi në gol një penallti. Të besuarit e Qatip Osmanit insistuan për golin e dytë, por nuk e gjetën dot atë, ndërsa në të 23-tën, mysafirët fituan 11-metërsh. Villela vendosi ekuilibrat, duke dërguar në barazim skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Vakulenko la skuadrën armene me një lojtar më pak në minutën e 60-të. Superioriteti numerik u shfrytëzua në maksimum nga Struga, që gjeti golin me Spirokvskin në minutën e 73-të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy