Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

by Nexhat

Ylli algjerian i futbollit, Riyad Mahrez, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi anësor është transferuar te klubi Shamal në Katar, si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës trivjeçare te skuadra saudite Al Ahli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Katari, i cili garon në elitën e futbollit të vendit. Shamal e ka prezantuar Mahrezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ambiciet për të ardhmen me futbollistin algjerian në përbërje.

banner

Mahrez largohet nga Al Ahli pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë dy tituj radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, në edicionet 2025 dhe 2026.

Mahrez e nisi ngritjen në futbollin profesionist te skuadra franceze Le Havre, përpara se të transferohej te Leicester City në vitin 2014.

Ai u bë një nga figurat kryesore të Leicesterit në sezonin historik 2015/16, kur klubi fitoi titullin e Premier League angleze. Për paraqitjet e tij, Mahrez u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2016.

Pas suksesit me Leicesterin, algjeriani iu bashkua Manchester Cityt, ku fitoi katër tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të transferohej në Arabinë Saudite

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy