Eksperti i sigurisë kibernetike hedh dyshime për skemë piramidale me kriptovaluta në Prishtinë

by Nexhat

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka ngritur dyshimet se në Prishtinë është një skemë mashtruese ku, sipas tij, njerëzit po mbajnë punëtori për të promovuar forma fitimi, të cilat i cilëson “skemë piramidale”.

Hoxhaj ka thënë se persona të ndryshëm futen me një skemë investojnë në të dhe të tentojnë të fusin edhe persona të tretë që të përfitojnë nga ta.

banner

“Unë dyshoj se kemi një skemë mashtruese në Prishtinë, mbahen punëtori për të promovuar një formë të fitimit, e cila për mua është skemë e pastër piramidale. Për shembull unë futem në një skemë, investoj në të dhe të fus persona tjerë, ata të investojnë, unë marr fitim nga ta. Janë duke mbajtur workshope duke trajnuar njerëzit si të fusin edhe persona të tretë”, ka deklaruar Hoxhaj, për RTV Dukagjini

Hoxhaj ka thënë se mashtrimi me kriptovaluta është duke lulëzuar. Sipas tij, shumica e viktimave janë shtetas kosovarë, të cilët, sipas tij, janë kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë.

“Realisht mashtrimet me kriptovaluta janë duke lulëzuar, mashtrimi ndërkombëtar ku shumë viktima janë shtetas kosovarë, kemi kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë, qytetarët mashtrohen me oferta jashtëzakonisht të bukura që të investojnë në kriptovaluta“, ka vijuar ai

Sipas Hoxhajt, personat përmes këtyre mashtrimeve tentojnë të shfrytëzojnë lakminë e personave për të përfituar shpejt e në shumë raste viktimat janë ata që më së paku kuptojnë në fushën e teknologjisë.

“Nuk ka përfitime të shpejta. Janë duke tentuar të shfrytëzojnë lakminë e personave për të përfituar shpejt, viktimat janë ata që më së paku kuptojnë. Njerëzit kanë dëshirë që të fitojnë shpejt pa punuar. Askund nuk është lehtë të fitohet”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona, njëri prej tyre zyrtar i Shërbimit Korrektues nën dyshimet për mashtrim me “Bitcoin” ndërkohë dy të tjerë janë në kërkim

Bastisjet janë kryer në pesë lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë e Viti.

Ndërkaq, sot është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve. /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy