Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr

by Nexhat

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe “zhurmat” e ditëve të fundit.

Ajo tha se: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë!

banner

Postimi i plotë

Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund.

E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara.

Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij – dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam.

Për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura, si sponsorizues i dham procesit edhe katër javë kohë. Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë.

Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur

Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy