Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar sot redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.
Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”.
Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.
Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.
AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.