Tërmet në RTK, dorëheqja e radhës

by Nexhat

Zana Spahiu ofron dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK.

Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë ka mësuar Tëvë1 sipas burimeve konfidenciale të saj

banner

Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.

Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të VV-së.

Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktor të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.

Për artikullin e publikuar ka raguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.

Reagime ka pasur edhe nga AGK e disa organizata ndërkombëtare.

Tëvë1 i ka pyetur edhe kryetarin e Bordit të RTK-së Besnik Boletini për të konfirmuar dorëheqjen por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy