Adoleshenti i Manchester United, Hannibal Mejbri, mund të largohet nga ekipi sërish këtë verë në kërkim të minutave në një ekip tjetër.
21-vjeçari pati vështirësi që të hyjë në planet e Erik ten Hag që prej ardhjes së tij në ‘Old Trafford’ në vitin 2022
Reprezentuesi tunizian ishte raportuar se ishte përfshirë në një përleshje të shëmtuar në stërvitje me ish-bashkëlojtarin Alex Telles gjatë kohës së Ralf Rangnick tek United, pak kohë para se Ten Hag të emërohej trajner i tyre.
Sipas talkSPORT, Mejbri dhe Telles pothuajse u rrahën me njëri-tjetrin pas mosmarrëveshjeve që kishin pas humbjes me rezultat 4-0 ndaj Brightonit, një incident që i la të befasuar lojtarët e tjerë.
Si rezultat i këtij incidenti, Mejbri ishte larguar në formë huazimi në Championship tek Birminghami për sezonin 2022/2023.
Ai gjithashtu kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim tek Sevilla, por arriti që të luajë në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga.
Marrëveshja përfshinte një opsion blerje për 17 milionë euro, por Sevilla refuzoi që ta aktivizojë atë dhe Mejbri u rikthye në ‘Old Trafford’.
Tani sipas asaj që raporton The Sun, interesim për të nënshkruar me Mejbrin këtë verë kanë shprehur Rangers dhe Copenhagen.
Siç shton tutje raporti, Ten Hag është i etur që të largojë disa lojtarë këtë verë dhe Mejbri mund të jetë në mesin e atyre që konsiderohen si ‘tepricë’ në ekip, së bashku me Scott McTominay