Ish-portieri i Manchester United, David De Gea, është i hapur ndaj idesë që t’i bashkohet klubit italian Genoa si transferim i lirë, ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio.
33-vjeçari ka mbetur një lojtar i lirë që prej se u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik të vitit të kaluar, duke kaluar një sezon të tërë të futbollit jashtë fushave
Genoa është në ‘gjueti’ për një portier të ri pasi e shiti Josep Martinezin tek Genoa dhe po mbajnë opsionet e tyre të hapura.
Trajneri Alberto Gilardino dëshiron të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e përforcimeve të duhura për sezonin e tij të dytë në Serie A.
Di Marzio detajon se si De Gea është i hapur ndaj idesë për t’u transferuar tek Genoa, pasi beson në projektin e tyre, por tani mbetet të shihet nëse klubi do të marr ndonjë hap para për ta transferuar atë
De Gea kaloi 12 vite me fanellën e Unitedit që nga viti 2011 deri në 2023, duke bërë 545 paraqitje në të gjitha garat si dhe duke mbajtur 190 porta të pastra.