Alexander-Arnold shton edhe më shumë zërat për transferim tek Real Madridi pas veprimit të fundit që bëri

by Nexhat

Gjatë kohëve të fundit ishte raportuar se Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e Trent Alexander-Arnold para një transferimi të mundshëm në 2025.

Anglezi tashmë po shijon pushimet pas përfundimit të Euro 2024, ndërsa veprimi që ka bërë së fundmi ka shtuar edhe më shumë thashethemet për transferimin e tij tek madrilenët

Alenxander-Arnold u pa duke nënshkruar një fanellë të Real Madridit në pushime, të cilat po i kalon në shoqërinë e yllit madrilen Jude Bellingham.

Nënshkrimi i një fanellë nuk do të thotë asgjë, por është e sigurt se kjo do të ‘rrëmbejë’ titujt e ballinave të mediave botërore

Në fakt, ylli i Liverpoolit së bashku me Jordan Henderson para disa kohëve kishin bërë përpjekje që ta bindin Bellingham t’i bashkohet Liverpoolit, por nuk ia dolën ta bëjnë këtë

Tani, Alexander-Arnold e ka mundësinë që ta ketë Bellinghamin bashkëlojtar edhe në nivel klubi, por kësaj radhe në Spanjë.

Dyshja pas përfundimit të pushimeve do të rikthehen menjëherë tek klubet respektive, aty ku Real Madridi më datë 1 gusht do të përballet me Milanin, teksa Liverpooli në të njëjtën ditë do të luajë ndaj Arsenalit.

Duke marrë parasysh moshën e Carvajal, Real Madridi mund ta konsiderojë seriozisht opsionin e Alexander-Arnold vitin e ardhshëm, në rast se ai nuk rinovon me ‘Të Kuqtë’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy