Temperaturat e larta në vendin tonë shpeshherë nga toka e thatë kanë bërë që të shpërthejnë zjarre, nga të cilat në disa raste ka pasur edhe dëme materiale.
Një i tillë, së fundmi ka shpërthyer edhe në fshatin Mirash, ku zjarri ka kapluar një mal atje.
Që dy ditë, zjarrfikësit e Lipjanit janë në terren duke u munduar ta shuajnë.
Kjo u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikësve atje.
“Ekipet janë edhe sot në terren duke u munduar ta lokalizojnë. Sot ka pak më shumë frymë e kjo po e vështirëson pak punën, por nuk ka ndonjë rrezik për njerëz apo shtëpi aty pari. Deri diku e kemi vendosur nën kontroll“, thanë nga kjo brigadë.
Klankosova.tv kanë siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.