Atentati ndaj Ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe se cili detaj e shpëton jetën e tij nga shpërthimi i fuqishëm sçarohet tek emisioni më i ri ” Mendje Kriminale” në Televizionin Dukagjini.
Ishte mëngjesi i 15 marsit 2005, derisa eskorta e Presidentit historik, Ibrahim Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova i kishte shpëtuar një atentati.
Solana pritej të takohej me Ish-Presidentin, Ibrahim Rugova.
Gjithçka kishte shkuar mirë dhe nuk kishte ndonjë gjë të pazakonshme. Për një moment “boom”.
Elez Nikçi rrëfen momentin e shpërthimit.
“Kam qenë ushtar dhe kam dëgjuar detonime dhe manovra nga ushtar. Asi detonimi kurrë ‘skam dëgjuar më pare. Vetura ka qenë me një peshë specifike me 5.5 ton. Vetura u kthye në krahë”, deklaroi ai.