Lirohen nga akuza për dallavere me patentë shoferë tre ish-zyrtarët e MI-së

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës- Nebih Shatri, Kadri Krasniqi dhe Pjetër Ndou, të cilët po akuzoheshin për dallavere me patentë shoferë.

Në këtë rast, Nebih Shatri, ish-ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Kadri Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish- Këshilltari Politik në MI, Pjetër Ndou, akuzoheshin për korrupsion

banner

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësja Dërmaku tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar – Ministria e Infrastrukturës(MI) udhëzohet në kontest juridiko-civil.

Shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës. Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi ngarkoheshin se si persona zyrtar, në bashkëkryerje me qëllim që të tjerët të përfitojnë e duke e shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare kanë tejkaluar kompetencat, përkatësisht nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Kështu, ata akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 lidhur me par 2.1 dhe 2.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, të akuzuarin Pjetër Ndou prokuroria e ngarkonte se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 431, par 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy