Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nënshkruar vendimin për themelimin e Inkubatorit në Pejë
Këtë e ka bërë të ditur për publikun Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi,
Në njoftim thuhet se Inkubatori i Biznesit në Pejë do të ofrojë hapësira për të rinjtë dhe mbështetje për bizneset.
“Inkubatori i Biznesit në Pejë ka për qëllim të ofroj hapësira për të rinjtë e talentuar dhe ndërmarrës, si dhe të ofroj mbështetje për bizneset që janë kontribues në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, përmes bashkëpunimit të afërt në mes industrisë dhe akademisë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, themelimi i Inkubatorit të Biznesit, do të bëhet në kuadër të hapësirave të Universitetit “Haxhi Zeka”.