Real Madridi thuhet se ka përgatitur një plan special për t’i dhënë debutimin yllit Kylian Mbappe në Superkupa e Evropës dhe kështu francezi ta fitojë trofeun evropian me fanellën e Los Blancos.
Sipas Relevo, përgatitësi atletik i Real Madridit, Antonio Pintus, ka përgatitur një plan të posaçëm për të ndihmuar Mbappen të rifitojë formën dhe mprehtësinë e tij sapo të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme
Plani është që të sigurohet që Mbappe të jetë i aftë dhe të inkuadrohet për të luajtur në finalen e Superkupës së UEFA-s më 14 gusht kundër Atalantës.
Nëse Real Madridi e fiton ndeshjen, do të jetë titulli i parë evropian për Mbappen në nivel klubesh, pasi ai kurrë nuk e fitoi të tillë gjatë viteve të tij në PSG
Mbappe pritet të ribashkohet me skuadrën e Real Madridit në SHBA pas pesë ditësh së bashku me shokët e tij francezë që arritën në gjysmëfinalen e Euro 2024 muajin e kaluar.
Francezi mund të mos luajë në asnjë ndeshje para-sezonale me debutimin e tij në Madrid që pritet të jetë përballja kundër Atalantës