Kërkohet ndihma e KFOR-it për shuarjen e zjarrit në Bjeshkët e Nemuna

by Nexhat

Komuna e Pejës ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME) për të shuar zjarrin në shtegun e Liqenatit në Bjeshkët e Nemuna.

Për shkak të terrenit të vështirë edhe AME ka kërkuar ndihmën e KFOR-it.

banner

Agim Haziri, udhëheqës i Qendrës Operative emergjente në AME tha se KFOR-i i është përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe presin që së shpejti të dalë në terren.

“Kur kemi raste të tilla që s’kemi kapacitete njerëzore të mjaftueshme ose kur e kemi terrenin e thyeshëm ku s’munden me hy njerëz, atëherë përmes Qendrës së Situatave që është në Qeverinë e Kosovës kërkojmë ndihmë që ata na e garantojnë KFOR-in” – tha Haziri për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha se vatra e zjarrit është tre kilometra larg nga aty ku mund të depërtojnë kamionët, prandaj zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur që të intervenojnë. Prandaj, Zekaj tha se kanë kërkuar ndihmë nga niveli qendror.

“Ata kanë kontaktu me KFOR-in. Ata i kanë thanë që janë të gatshëm me na dalë në ndihmë dhe i kanë kërku koordinatat nga ana jonë. Ne ua kemi përcjellë dhe besoj se shumë shpejt KFOR-i dalin me helikopterë nga ajri” – shtoi ai.

Për këtë zjarr ka njoftuar sot më 02.08.2024  Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, i cili ka bërë thirrje që të evitohet ecja në atë zonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy