Lazar Samardzic, 23-vjeçari që luan për Udinese, është një ndër objektivat e mesfushës së Milanit. Tuttosport, në një artikull të publikuar së fundmi tregon sesi lojtari i skuadrës Friuliane mund të jetë një përforcim i mundshëm për kuqezinjtë. pasi trajneri Paulo Fonseca e pëlqen shumë mesfushorin dhe sipas tij, loja përshtatet shumë me skemat që aplikon tekniku
Drejtuesit e Milanit, thuhet se kanë gjetur një marrëveshje agjentin e lojtarit dhe vetë Samardzic, i cili nuk do hezitonte të të transferohej te kuqezinjtë. Pengesa është Udinese, me klubin që kërkon të paktën 20 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin serb
Milan deri më tani, ka marrë një notë pozitive sa i takon merkatos, pasi ka arritur të firmosë me Alvaro Moratën, spanjollin kampion europe me “iberikët” në kampionatin europian.