Franca është kualifikuar në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.
‘Gjelat’ mundën Argjentinën, me rezultat 1-0, të premten mbrëma në ndeshjen e çerekfinales.
Përballja mes francezëve dhe argjentinasve, ka prodhuar një duel mjaft interesant, me raste të mira nga të dy skuadrat dhe dy gola të shënuara.
Mateta (5’), realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Francën.
Francezët shënuan edhe golin e dytë përmes Olise por që u anulua nga ana e VAR-it.
Edhe Argjentina krijojë disa raste të mira, megjithatë, nuk ia doli që të paktën të barazoj rezultatin.
Përfundimisht Franca kalon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Egjiptin, derisa Argjentina i jep fundin aventurës në ‘Paris 2024’.
Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen Maroku dhe Spanja