Guardiola më në fund thyen heshtjen kur pyetet nëse do ta marrë drejtimin e Anglisë

by Nexhat

Prej javës në Angli tema kryesore është se kush do ta drejtojë Kombëtaren e Anglisë pas largimit të Gareth Southgate.

Shumë emra janë në listën e Federatës së Futbollit të Anglisë, por ëndrra mbetet Pep Guardiola

banner

Trajneri spanjoll më në fund është përgjigjur nëse do ta marrë drejtimin e Tre Luanëve.

Ai ka thënë se nuk e di nga vijnë këto zëra, pasi për momentin ai mendon vetëm për skuadrën e tij Manchester City.

“Unë jam pjesë e Cityt dhe ndjehem shumë mirë. As nuk e di nga vijnë këto zëra që më shohin në krye të Anglisë”.

“Unë tani mendoj vetëm për sezonin e ri dhe mezi pres që futbollistët të arrijnë në gjendjen e duhur. Dua që i gjithë grupi të bëhet sa më shpejt bashkë dhe të rifreskojmë edhe njëherë objektivat për sezonin e ri”, u shpreh Pep Guardiola

Citizens synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, derisa Federata angleze duhet të shikoj opsione të tjera për trajner.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy