Dy persona u dërguan në stacionin policor në operacionin për mbylljen e 9 objekteve të Postës së Serbisë

by Nexhat

Nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se tri objekte janë mbyllur në Mitrovicën Veriore, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok

“Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i kemi dërgu në stacion të Policisë në Leposaviq dhe atyre u janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha më tej Elshani.

Mbyllja e objekteve sipas Elashanit nisi si në vijim, “pas një shkrese/informate  të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shteti”

“Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyllë për hetim të mëtejmë nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike”, tha Elshani për Express.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy