Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Mar-a-Lago, ish-presidenti amerikan Donald Trump i tha “gejmerit” Adin Ross se ka dëgjuar se do të ketë një sulm mbi Izraelin gjatë të hënës mbrëma.
Trump theksoi se ka dëgjuar “nga valët e njëjta” jo nga informacione top sekrete, pavarësisht se nuk specifikoi se nga ku i ka siguruar këto informacione,
“Po dëgjoj se do të ketë një sulm sonte nga Irani, pra Izraelit do të sulmohet sonte, po ju tregoj tani se e kam dëgjuar këtë nga valët e njëjta – nuk është ndonjë informacion top sekret”, tha Trump.
“Po të isha unë president, askush nuk do të thoshte atë fjalë sepse nuk do të ndodhte, jam qind për qind i sigurtë – por kur keni Nancy Pelosin, keni Adam Schiff – tërë këta njerëz”, shtoi Trump
As SHBA dhe as Izraeli nuk kanë thënë publikisht se po parashikojnë që akti hakmarrës i Iranit të ndodhë të hënën mbrëma.