Policia për protestën në Veri: Ka përfunduar e qetë, protestuesit janë shpërndarë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për protestën që sot u mbajt nga serbët në veri të Mitrovicës në shenjë kundërshtimi për hapjen e Urës së Ibrit për trafik.

Policia ka thënë se protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë.

Policia ka bërë të ditur se ata janë përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.

Njoftimi i plotë:

Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë

Prishtinë, 07 gusht 2024

Sot, rreth orës 11:00, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë Veri ka filluar të mbahet protesta e paralajmëruar e disa qytetarëve të nacionalitetit serb, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.

Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.

Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy