Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se sipas informacioneve të para ka pasur mosmarrëveshje mes disa personave, ku dy janë plagosur me thikë.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ahmeti bëri të ditur se ai është 57 vjeç
Ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
Konfirmimi i plotë:
Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.
Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor
Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar