Fjalosja për një video në TikTok,arsye e vrasjes dhe plagosjes në Lipjan

by Nexhat

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Zllakuqan të Lipjanit. Atje një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.

Informatat e para janë që fëmijët janë fjalosur mes vete për një video në TikTok dhe më pas janë përfshirë familjarët.

Të dyshuarit dhe viktimat janë fqinj mes vete.

Pak më parë, drejtori i Emergjencës tha se i plagosuri, 15 vjeç, është në gjendje stabile dhe se është dërguar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar në QMF në Magure.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy