Ballkani humb përballë Larnes, gjithçka ose asgjë në takimin e dytë

by Nexhat

Ballkani ka pësuar humbje 1-0 pëballë Larnes në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas vetëm tetë minutash, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës rrezikoi me anë të Ismajlgecit, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë ishte e pasaktë.

banner

Hamidi rrezikoi në minutën e 15-të, por portieri i Larnes ishte shumë i vëmendshëm

Ilir Daja u detyrua të bëjë zëvendësim, pasi Gentrit Halili (22’) u lëndua, duke lëshuar vendin për Gerab Smajlin.

Në minutën e 33-të, Karrica bëri një gjuajtje të fuqishme, por Ferguson e zgjati këmbën, duke shpëtuar Larnen

Edhe 45 minutat e dytë filluan fuqishëm nga Ballkani, por që pësuan golin e disfatës.

Karrica dhe Kryeziu tentuan të shënonin në portën e Ferguson, por që portieri i Larnes mund të thuhet se ishte heroi i skuadrës së tij.

Skuadra mysafire filloi të kërkonte më shumë nga loja e tyre, ndërsa gjetën një hapësirë nga ndërprerja.

Larne ia doli të realizonte golin e fitores për 1-0 në minutën e 89-të, ku pas një rrëmuje në zonë, Aaron Donnelly ia fitoi ndeshjen mysafirëve.

Natyrisht se kjo humbje nuk i shkon përshtati Ballkanit, pasi do të jetë mysafir i Larnes në ndeshjen kthyese që zhvillohet javën e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy