Prokuroria e konfirmon se IML po e kryen autopsinë e trupit të Faton Hajrizit

by Nexhat

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore aktualisht po bëhet autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, në prani të prokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

banner

“Tash është duke u bërë autopsia ku prezent është edhe prokurori i PTH Mitrovicë”, ka thënë Preteni.

Familjarët e Hajrizit pak më herët kanë identifikuar trupin

Trupi i tij është kthyer në Kosovë sot në orët e para të mëngjesit, fiks 3 javë nga dita e vrasjes.

Faton Hajrizi u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik të këtij viti. Pak ditë më vonë, ai u bë i dyshuar dhe u shpall në kërkim për vrasjen e një polici në Serbi. U vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Sipas mediave serbe, ai po strehohej në një fabrikë të braktisur. Për të shkuar atje, i ishin nevojitur 2 orë e 44 minuta. Distanca prej vendit ku u vra polici serb dhe kësaj fabrike raportohet se është 11.4 kilometra

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy