Koci: Spekulimet të ndalen, kufomën që e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit

by Nexhat

Avokati i familjes Haziri, Arianit Koci, ka thënë se kufoma që u soll mbrëmë nga Serbia është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit.

Ai për këtë ka kërkuar që të ndalen spekulimet sepse familja po lëndohet më shumë.

“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy