Të dyshuarit S.K. i caktohen 30 ditë paraburgim për vrasjen e 57 vjeçarit dhe plagosjen e të miturit në Zllakuqan të Lipjanit

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimimt në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit S.K., për vrasjen e 57-vjeçarit në Zllakuqan të Lipjanit.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të dyshuarit caktoi masën e paraburgimit

banner

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i  pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

S.K., dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Masën e paraburgimit e ka caktuar edhe për të miturin, Departamenti për të Mitur i kësaj Gjykate. I mituri dyshohet se kishte plagosur 15-vjeçarin më 7 gusht në Zllakuqan.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pishtinë, e cila tha se i mituri dyshohet për “Vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, më 7 gusht një 57-vjeçar është vrarë në Zllakuqan të Lipjanit dhe një tjetër është plagosur. Lidhur me rastin u arrestuan dy të dyshuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy