E dashura e Faton Hajrizit: Nuk e di çfarë kanë bërë, trupi i tij është totalisht i shkatërruar

by Nexhat

“Nuk e di çfarë kanë bërë me trupin e tij, por është totalisht i shkatërruar. E pashë me qefinin e mbuluar”. Kështu është shprehur Liridona Shala, gruaja e Faton Hajrizit, e kontaktuar nga “Euronews Albania”.

E pyetur për gjendjen në të cilën ajo dhe familja e saj gjendet me mbërritjen e trupit te Faton Hajrizit në Kosovë, ajo shtoi se “humbja e tij na ka bërë të humbim edhe shpresat për të jetuar”

banner

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë

Ndryshe, avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve dhe interpretimeve amatoreske se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i Faton Hajrizit.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy