Manchester United ka nisur bisedimet e para me një lojtar të lirë pas situatës së vështirë me lëndime, pasi ‘Djajtë e Kuq’ momentalisht nuk mund të llogarisin në shërbimet e Luke Shaë dhe Leny Yoro.
Ishte konfirmuar më herët këtë javë se blerja e verës Yoro i është nënshtruar operimit pasi kishte pësuar një thyerje në këmbën e majtë gjatë turit parasezonal ndaj Arsenalit.
Mbrojtësi 18-vjeçar i cili u transferua në ‘Old Trafford’ muajin e kaluar nga Lille, pritet që të mbetet jashtë fushave për rreth tre muaj.
Sipas gazetarit Maximo de la Cruz Ramirez, klubi ka iniciuar kontakte me ish-mbrojtësin e Atletico Madridit, Mario Hermoso, i cili momentalisht është lojtar i lirë.
29-vjeçari gjatë kohës sa luante nën urdhrat e Diego Simeones aktivizohej në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa ai thuhet se po kërkon një pagë prej gjashtë milionë eurosh si dhe një kontratë tri vjeçare.
“Për momentin, negociatat janë në fazën fillestare dhe duhet të presim se si do të zhvillohen”, ka thënë Ramirez.
Hermoso ka bërë 174 paraqitje në të gjitha garat për Atleticon gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre, aty ku vlen të përmendet titulli kampion në sezonin 2020/2021.
Është raportuar gjithashtu se përfaqësuesit e Hermosos i kanë ofruar shërbimet e lojtarit dy klubeve angleze Aston Villa dhe West Ham.