Ditë kritike nga të nxehtit këtë javë, temperaturat pritet të arrijnë në 39 gradë

by Nexhat

Meteorologu, Mendim Rugova është shprehur se do të ketë ditë kritike përgjatë javës, me temperatura që do të arrijnë nga 37 deri në 39 gradë Celsius.

Sipas Rugovës, këto ditë janë dita e mërkurë dhe e enjte, ku dhe ozoni sipërfaqësor do të jetë më i lartë, gjë që do të ndikojë në ndotjen e ajrit më shumë, .

“Nga mesi i kësaj jave po parashihet të ketë rrebeshe shiu, në disa pjesë të vendit. Por duket se dita e mërkurë do të jetë me temperatura më të larta, ose edhe të enjten, me temperatura deri në 37 apo 39 gradë Celsius, kryesisht do  t’iu ndihmojë erërat. Këto erëra juglindore mund të ndikojnë më shumë në atë ndjenjën e të nxehtit të madh”, tha Rugova në Kosova Today .

“Dua të përmend edhe cilësinë e ajrit, ku sipas parashikimeve të fundit, ozoni sipërfaqësor do të jetë më shumë i koncentrimit, pra do të jetë më i rritur këto ditë, kështu që ndotja ajrore pritet me qenë më e lartë”.

Po ashtu, meteorologu tha se pritet që fillimi i shtatorit të jetë po i nxehtë.

“Edhe shtatori mund të ketë ditë kritike, ku temperaturat mund të jenë mbi 30 gradë Celsius. Me siguri që këto temperatura do të shfaqen nga fillimi i shtatori”, u shpreh Rugova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy