Marca raporton sot se Vinicius Junior dhe Real Madridi kanë marrë një ofertë të madhe nga një klub nga Arabia Saudite
Në rast të pranimit të ofertës, sulmuesi brazilian do të fitojë mbi 1 miliard euro gjatë pesë viteve
Në anën tjetër, Real Madridi do të pranonte një miliard euro, aq sa është klauzola e Vinicius Junior
Por, me lajmet në qarkullim – Manchester City thuhet se është futur nga garë për trasnferimin e brazilianit.
Citizens e shitën Julian Alvarez te Atletico Madridi për 75 milionë euro plus 20 milionë në bonuse
Mediumi spanjoll shton se Man City mbetet i interesuar për 24-vjeçarin. Kampionët e Anglisë po presin përgjigje nga Real Madridi se sa do të jetë shuma e transferimit apo do të refuzohen.