Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orёs 20:15, nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs dhe aty kanë kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore dhe tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё.
“Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё, nёntёdhjetё fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: ‘Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’”, thuhet në njoftim. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime në Pejё.