KFOR intervenon me helikopterë, hedh ujë nga lart dhe shuan zjarret në Prizren

by Nexhat

Zjarre të shumta janë përhapur së fundi në Kosovë. Më të prekur nga këto zjarre janë rajonet e Prizrenit, saktësisht malet e Prevallës.

Në lidhje me këtë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka deklaruar se KFOR-i ka intervenuar për të evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të këtyre zjarreve.

KFOR-i ka intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit, ndërsa Totaj tha se gjatë intervenimit është hedhur ujë, ndërsa zjarri është shuar deh nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet e njëjta gjendje.

“KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri.

KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë.

Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës.

Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin.

Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës

Bashkë jemi më të fortë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy