28
Bruno Fernandes do ta vazhdojë eksperiencën në Manchester United.
Ylli portugez ndihet rehat në “Old Trafford” dhe klubi anglez është i kënaqur me kontributin e tij.
Prandaj, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se palët do ta nënshkruajnë kontratën e re sot,
Sipas tij, përfaqësuesi portugez do të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2027 me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.
Fernandes është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në kampionatin anglez, ndërsa do të mundohet ta japë kontributin e tij në vitet e ardhshme në “Teatrin e Ëndrrave”.