Cristiano Ronaldo e ka nisur me gol e asistim sezonin e ri në Arabinë Saudite, duke e ndihmuar skuadrën e tij Al-Nassr të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Al-Taawounit në Superkupën e Arabisë Saudite.
Në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, Ronaldo asistoi në minutën e 8-të për Ayman Yahyan për 1-0
Vet sulmuesi portugez arriti të shënojë në minutën e 57-të për 2-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Më 17 gusht portugezi me ekipin e tij do të luajë në finale kundër Al Hilalit, në “Kingdom Arena” të Riyadhit
39-vjeçari ka hyrë në histori duke u bërë futbollisti i parë që ka shënuar në 23 sezone rresht në nivel klubesh.
Ai në vitin 2002 debutoi me Sportingun, ndërsa shkëlqimin e ka vazhduar edhe në sezonin e vitit 2024