Sulmuesi anësor me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda zyrtarisht është futbollist i Brightonit në Ligën Premier.
Brightoni e zyrtarizoi mesfushorin me tipare sulmuese të mërkurën, duke e transferuar nga Mainzi i Bundesligës
Gruda ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të vitit 2028.]
20-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Mainzit në edicionin e kaluar, kur luajti në 28 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar katër gola e duke dhuruar tri asistime.
Në Bundesligë, Gruda debutoi në vitin 2023 si 18-vjeçar kundër Borussia Dortmundit.
Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë nga mosha 15-vjeçare, ku me U21 të Gjermanisë ka shtatë paraqitje
Sipas mediave angleze transferimi i Grudës i ka kushtuar Brightonit rreth 30 milionë euro